Cila eshte gjeja juaj e preferuar e te jetuarit dhe punuarit ne Shqiperi? Nga tregoni per te dhe pse e dashuroni.
Sigurisht familja dhe puna! Eshte motivi perse jetoj dhe qe merr kuptim ne kete vend. kam nje familje fantastike qe me frymezon, me nxit dhe me motivon per te punuar. Dhe punoj sepse e dashuroj punen qe bej, eshte fat qe e kam zgjedhur dhe nuk me ka zgjedhur... duke i sherbyer familjes.
Kur miqte tuaj te huaj e vizitojne Shqiperine per here te pare, cilat jane dy gjerat qe ju i thoni qe duhet te bejne, shohin apo provojne?
U sugjeroj te pakten 5 dite pushimi ne Shqiperi! Dhe neqe une e dashuroj detin, gjeja e pare qe u sjell ne vemendje jane disa dite ne jug te Shqiperise, nga Vlora e deri ne Sarande. Sigurisht ushqimi eshte nje tejter arme e forte qe te ben te dashurohesh me vendin tone se kot nuk thone qe dashuria kalon nga stomaku ;)
Cila eshte gjeja me interesante dhe pozitive qe i surprizon njerezit qe vizitojne Shqiperine?
Vete Shqiperia! Duke qene ne boten e medias, kuptoj qe sot lajm ben nje shperthim, nje proteste, nje vrasje ne familje apo e tipit mafioz, nje tradheti e famshme... dhe Shqiperia diku ben pjese, diku jo. Te bukurat thuhen ose me kursim, ose i duan monopol "te medhenjte". Diamantin, nuk e tregojne te gjithe, shpesh edhe e fshehin. Kur e zbulojne Shqiperine, kuptojne kur ikin qe ne kujtesen e tyre mbeti nje gur i çmuar.
Kur udheton neper Shqiperi, ku te pelqen te shkosh dhe pse?
Kudo me pelqen, dashurohem me çdo pamje: det, mal, fshat, lume. Te mos harrojme edhe faktin qe jam edhe i perkedhelur nga fati... dhe fati im jane njerezit.
Cili eshte ushqimi yt i preferuar dhe pse?
Peshkuuuuu! Nuk jam mishngrenes. Gjithçka e shijshme me pelqen dhe çdo njeri qe me njeh e di qe jam llups. gatimet tradicionale i dua pafund dhe ingredienti sekret qe i hedhin brenda eshte "dashuria". Te pakten me mua keshtu ndodh!