RRËMBEHU NGA SHQIPËRIA

ZBULONI MUNDËSITË

My video

MBROJTËSJA E TË PAZBULUARËS

Në një Europë që është zbutur dhe hulumtuar tashmë, me ligje dhe rregulla në çdo cep - nga supermarketi deri tek stacioni i autobusit - Shqipëria është qëndresa fundore ndaj tyre.

Një vend ku malet nuk kanë rrugë, lumenjtë rrjedhin furishëm, dhe plazhet janë të paprekura nga shëtitoret tipike të Perëndimit.

Ku aventura nuk udhëhiqet nga litarë kadifeje ose guida të Lonely Planet, por nga çdo zhurmë hapi dhe nga zjarri brenda shpirtit tuaj.

Aty ku rutina juaj do të shkrihet nën diellin e mesditës, ku do të përtërini vrullin për të panjohurën dhe të përjetoni pasionin për natyrën, përtej kufijve të një harte.

HEJ LIAM...

Në kulturën e përgjithshme, Shqipëria ka qënë etiketuar si një strehë për bandat, kriminelët dhe gansterët. Ndërkohë që e kuptojmë se përceptimi i marrë nga filmat e mirë si Taken (2008), kjo është tërësisht e pavërtetë. Në realitet, Shqipëria është nje vend i bukur dhe tepër i sigurtë për t’u vizituar dhe jetuar.

Prandaj ne filluam këtë fushatë për të apeluar personalisht aktorin e famshëm të Taken z. Liam Neeson. Bashkohuni me ne duke nënshkruar peticionin për të sjellë z. Liam Neeson e cdo të huaj në Shqipëri dhe të rrëmbehen nga natyra e bukur, mikpritja dhe traditat e përjetshme.

Nënshkruaj peticionin

#takenbyalbania #liamneeson

DHE NJERËZIT QË DO TAKONI

Blerina Ago - Drejtore ekzekutive "Taken by Albania"

Ajo që dua të them, para se gjithash është se, unë e dua këtë vend.

E dua energjinë që me jep sa herë që lundroj në kanione e lumenj, ngjis malet, zhytem në ujërat e kristalta apo vozis me kajakë në laguna.

Read more

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca

Ka kohë që më ka rrëmbyer Shqipëria. Bukuritë e saj natyrore, trashëgimia e pasur kulturore, ushqimi i shijshëm dhe njerëzit zemërmirë! Edhe ju, gjithashtu, mund të keni dëshirë të njihni Shqipërinë e vërtetë përtej paragjykimeve. Evropa dhe bota duhet ta njohin Shqipërinë e vërtetë.

Read more

Adrian Maître - Ambasadori zviceran në Shqipëri

Nisma ‘Rrëmbyer nga Shqipëria’ u lançua sot në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës. E krijuar dhe e prodhuar me mbështetje nga Programi Zviceran për Sipërmarrjen ajo do të vazhdojë gjatë gjithë 2019 në mediat tradicionale dhe sociale.

Një aktivitet pranë pistës së avionëve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës synoi të dërgonte      mesazhin ‘Rrëmbyer nga Shqipëria’ duke njoftuar fillimin zyrtar të fushatës me të njëjtin emër.

Read more

Ardit Gjebrea - Kengëtar, kompozitor, producent dhe prezantues televiziv

Cila eshte gjeja juaj e preferuar e te jetuarit dhe punuarit ne Shqiperi? Nga tregoni per te dhe pse e dashuroni.

Sigurisht familja dhe puna! Eshte motivi perse jetoj dhe qe merr kuptim ne kete vend. kam nje familje fantastike qe me frymezon, me nxit dhe me motivon  per te punuar. Dhe punoj sepse e dashuroj punen qe bej, eshte fat qe e kam zgjedhur dhe nuk me ka zgjedhur... duke i sherbyer familjes.

Read more

Rolf Castro-Vasquez - CEO Tirana International Airport

Cfarë ju pëlqen më shumë në lidhje me udhëtimin, punën dhe jetesën tuaj në Shqipëri? Ju lutem na flisni pak në lidhje me këtë dhe përse ju pëlqen.

Këtu ka shumë gjëra të bukura. Por së pari, më duhet të them puna ime. Tashmë u bënë shumë vite që punoj në Tiranë, por unë vazhdoj ende ta dua, ashtu si ditën e parë: mjedisin e punës, të gjithë stafin që është absolutisht fantastik dhe ndihem vërtet krenar të them se jap kontributin tim në lidhje me këtë, çdo ditë.

Read more

Jakob M. - Swiss Entrepreneurship Program

Si e mbështeti EP-ja zvicerane këtë fushatë ndërkombëtare dixhitale për promovimin e turizmit shqiptar?

JM: Ne kemi sjellë Damjan Damjanovski, ekspert, i cili propozoi temën 'Taken' për fushatën. Ai punoi për 2 ditë me Blerinën në shtator këtu në Tiranë. Ishte shpërthyese, me ide që fluturonin përreth dhe duke u bë një punë e vështirë. Në vijim të konceptit të Damjanit dhe punës fillestare të bërë nga Blerina dhe ekipi i saj, ekspertë të tjerë të Zvicrës, si Neil Cocker, dhe në fund Roland Simon punoi me Blerinën për të përmirësuar më tej fushatën dhe për të zhvilluar strategjinë e saj të hapjes.

Read more

JENI GATI
QË TË RRËMBEHENI?

KLIKO KËTU

 

Pika e Kontaktit

Na Shkruani

X

Sign this petition to get Liam Neeson in Albania